Kosova në UEFA e FIFA, ja përfitimet konkrete

Kosova është tashmë anëtari i 55-të i UEFA edhe zyrtarisht pas votimit në Budapest të Hungarisë.

Në kongresin e 40-të të UEFA-s, Kosova morra dritën e gjelbër që të bëhet anëtar me të drejta të plota.

28 nga 54 shtet votuan pro Kosovës, ndërsa 24 ishin kundër dhe dy vota dolën të jenë të pavlefshme. Më shumë emocione dhe lot u prit lajmi për pranimin e Kosovës.

Por cilat do të jenë përfitimet e Kosovës pas pranimit.

Me 13 maj të këtij viti tashmë pritet që Kosova të bëhet anëtare me të drejta të plotë edhe në FIFA. Tashmë dyert janë hapur për Kosovën që fillimisht i ishin lejuar të luhen ndeshjet miqësore që nga janari i viti 2014.

Kosova tashmë do të përfitojë miliona euro donacione nga FIFA dhe UEFA, si anëtare e këtyre të fundit për ndërtimin e infrastrukturës, shkollim e trajnerëve, gjyqtareve e gjithçka çfarë ka të bëjë me futbollin.

Premtimi i të parit të UEFA-s, Gianni Infantino para se të zgjidhet ishte se çdo federatë do të marr 5 milionë euro për çdo cikël kualifikues.

Pastaj vijnë të drejtat televizive, parat nga sponsorët, e deri te biletat.

Klubet do të jenë ato që përfitojnë më së shumti. Skuadra kampione fillimisht do të marr 250 mijë euro, ndërsa vendi i dytë dhe fituesi i Kupës nga 200 mijë euro.

Kjo shumë do të rritet për çdo raund kualifikues që kalojnë.

Futbolli i Kosovës që ishte në geto për 25 vite tashmë është i lirë t’i tregojë botës për talentin që ka.

Përfaqësuesja e Kosovës që tashmë ka filluar hapat e para pritet të futet në grupin I në kualifikimet për kampionat botëror ku atu gjenden Turqia, Kroacia, Islanda, Finlanda e Ukraina.

Futbolli mbetet industri e madhe dhe përfitime pritet të kenë edhe njerëzit që janë rreth futbollit, pasi që përveç që standardi i lojtarëve, trajnerëve pritet të rritet, po ashtu edhe punësimet në këtë sektor do të jenë më të mëdha, pasi klubet aktualisht nuk kanë kapacitet e buxhet të mbajnë njerëzit e nevojshëm.

SHKARKO APP