Kosova në zi, i jep lamtumirën ish-kryeministrit Bajram Rexhepi

Sot Kosova është në zi. Flamujt shtetërorë janë në gjysmështizë ndërsa do i jepet lamtumira ish-Kryeministrit të parë të Kosovës, Bajram Rexhepi.

Rexhepi ndërroi jetë në moshën 63-vjeçare, të hënën më 21 gusht, në një spital në Turqi.

Trupi i pajetë mbërriti sot në mëngjes në Prishtinë, dhe më pas forcat e Sigurisë së Kosovës nisën arkivolin e ish-Kryeministrit Bajram Rexhepi, për në Kuvendin e Kosovës, për të bërë homazhe në holl.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në një fjalë rasti e kujtoi  ish-kryeministrin e ndjerë  si dhe një shembull i udhërrëfyesit së shtetndërtimit të Kosovës.

“Në karrierën time politike Bajram Rexhepi ishte ndër personalitetet më emblematike që kam punuar , me virtyte të rralla në rrugën e realizimit të lirisë dhe pavarsisë së Kosovës. U shqua për guzim, profesionalizëm dhe humanizëm qysh në vitet 1996-97 dhe më tej duke shëruar luftëtarët e lirisë duke qenë mjeku i parë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”– tha Thaçi, raporton RTK

Kryeministri në detyrë Kosovës Isa Mustafa,  në fjalën e tij të rastit u shpreh: “Bajram Rexhepi ishte një personalitet me kontribut  shumëdimensional jo pershkak të pozitave të larta që i kreu me përgjegjësi,po për shkak të aktivitetit të tij në shërbim të jetës dhe shëndetit të njerzve, në shërbim të çështjeve kombëtare, lirisë dhe pavarsisë”

Në emër të familjes  foli vajza e vetme e të ndjerit Bajram Rexhepit, Vanesa: “Ne këtë akedemi përkujtimore do ta përballojmë pikëllimin me kujtimin prej trimi qe na la babi. Virtytet e larta dhe këshillat e tij do ti ruajmë dhe trashëgojmë nëpër breza. Falemderojmë institucionet e Kosovës për trajtimin e tij gjatë sëmundjes si dhe organizimin e kesaj ceremonie për nder të tij”

Ajo falenderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrje.

Varrimi i Rexhepit bëhet sot në Shipol të Mitrovicës, pas orës 16:00.

SHKARKO APP