Kosova nënshkruan marrëveshje me SHBA-të

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim nënsekretaren e SHBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, ku kanë nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së ShBA-së dhe Kosovës kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

Pas takimit, presidentja Osmani theksoi se SHBA është aleati kryesor i Kosovës dhe se partneriteti do të vazhdojë, transmeton Telegrafi.

“Vizita e sekretares Allen simbolizon jo vetëm partneritetin e palëkundur të Kosovës dhe SHBA-së, por dëshmon edhe përkushtimin tonë të ndërsjellë për bashkëpunim me qëllim të luftimit të sfidave të përbashkëta, kjo mbështetje po vazhdon edhe sot”, theksoi ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Osmani tha se është shumë e lumtur për nënshkrimin e marrëveshjes.

“Jam jashtëzakonisht e lumtur që nënshkruam një marrëveshje, në mënyrë që të bashkojmë forca kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja. Fushat dezinformuese paraqesin kërcënim për stabilitetin dhe sigurinë kombëtare të Kosovës. Këto fushata duan të cenojnë demokracinë e vendeve tona”, potencoi mes tjerash ajo.

Në konferencën e përbashkët, presidentja tha se as Kosova nuk ka qenë e kursyer nga sulmet si ndikim i Rusisë në Ballkan.

“As Kosova nuk është kursyer nga këto sulme si rezultat i ndikimit të Rusisë në rajon përmes satelitit të saj në Ballkan, Serbisë. Ne si demokraci duhet të bashkohemi që ato sulme të mos arrijnë sukses”, u shpreh presidentja./Telegrafi/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?