Kosova notë verbale Sllovenisë: Na ktheni Haradinajn

 Republika e Kosovës i ka dërguar notë verbale Republikës së Sllovenisë. Përmes kësaj note verbale, Kosova i ka shpjeguar autoriteteve sllovene, se Haradinaj ka qenë me mision special diplomatik dhe zyrtarisht ka kërkuar që t’i kthehet menjëherë pasaporta diplomatike, duke u thirrur në Konventën e Vjenës.

Kjo është bërë e ditur për mediat sllovene nga vet Ministria e Jashtme e Sllovenisë. “Ministria e Jashtme për STA shpjegoi se sot ka marrë një notë verbale të Ambasadës së Kosovës në të cilën pala e Kosovës shpreh shqetësimin e saj dhe pakënaqësitë me paraburgimin e Ramush Haradinajt në Slloveni”, shkruan portali STA.

Kjo notë verbale, sipas autoriteteve sllovene, i është përcjellë edhe Gjykatës së Qarkut në Kranj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?