Kosova pa Kuvend, Kurti ndryshon kandidat?

Pas 37 seancave të dështuara për të votuar drejtimin e Kuvendit të Kosovës,  Lëvizja Vetëvendosje sinjalizon se mund ta ndryshojë kandidaten e propozuar, Albulena Haxhiu.

“Lëvizja Vetëvendosje e ka dhënë propozimin e saj dhe në këtë drejtim ne nuk po flasim më për emrin, po flasim për Komisionin për votimin e fshehtë. Kushedi, ndoshta Vetëvendosja do ta ketë një qëndrim tjetër. Por, një herë po flasim për Komisionin për votimin e fshehtë. Por, opozita s’po lejon as të shkojë te propozimi i radhës, por që është e rëndësishme që të vazhdojmë”, theksoi Albulena Haxhiu, deputete e LVV.

Haxhiu përsëriti qëndrimin e kreut të partisë së saj, Albin Kurti, se opozita me këto lëvizje që bëjnë po ia zgjat mandatin si kryeministër. Përgjigjen në një farë mënyre e mori në distancë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Mos i dëgjoni të gjithë njerëzit që flasin gjëra pa fije inteligjence, si t’ja zgjasin mandatin zotëri Kurtit. Është jo legjitim, nuk ka mandat, e ka uzurpuar detyrën e kryeministrit dhe të deputetit në të njëjtën kohë. Nuk ka logjikë një gjë e tillë. Është urgjente që të bëhen institucionet”, tha Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?