Kosova përfaqësohet në Sesionin Plenar të Komisionit të Venecias

Në Sesionin e 102-të Plenar të Komisionit të Venecias, në 20 dhe 21 mars do të marrë pjesë kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Enver Hasani, në cilësinë e anëtarit përfaqësues të Republikës së Kosovës dhe gjyqtarja Arta Rama – Hajrizi si zëvendës-anëtare.

Kushtetuesja e Kosovës bën të ditur se, kryetari Hasani merr pjesë si panelist edhe në punimet e tre nënkomisioneve të Komisionit të Venecias: për gjyqësorin, për institucionet demokratike, si dhe për të drejtat themelore,  që mbahen sot.

Të shtunën, në 21 mars, Hasani do të udhëtojë nga Venecia për në Kuvajt, për të marrë pjesë në Simpoziumin e 9-të të Unionit të Gjykatave dhe të Këshillave Kushtetuese Arabe, në cilësinë e përfaqësuesit të Komisionit të Venecias.

Simpoziumi me temë “Roli i gjyqësorit kushtetues në zhvillimin e sistemeve kushtetuese dhe politike – përvojat arabe”, do të mbahet në Kuvajt më 22 mars.

SHKARKO APP