Kosova përgatitet për çdo skenar, Ministri i Shëndetësisë: Gati ”Spitali për COVID-19” me 500 shtretër në Prishtinë

Pavarësisht se po shënon një rënie të shifrave, Kosova po përgatitet për çdo skenar të mundshëm gjatë pandemisë gjatë periudhës vjeshtë-dimër.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj bën me dije se në Prishtinë për disa ditë do të jetë gati ”Spitali për COVID-19”. Deri më sot Kosova ka përshtatur Klinikën Infektive dhe spitalet rajonale për pacientët me COVID, ndërsa tashmë do të ketë një spital vetëm për ta me 500 shtretër kapacitet.

Po ashtu ai thotë se Kosova vijon me përpjekjet për të siguruar vaksinën e COVID-19.

STATUSI NGA ARMEND ZEMAJ

Përderisa shtetet evropiane po ballafaqohen me përhapjen e shpejtë të virusit dhe raportojnë numër të lartë të infeksioneve me Sars Covid-19, ne po përgatitemi për çdo skenar.
Ministria e Shëndetësisë, ditëve në vijim do ta bëjë gati “Spitalin për Covid-19”, me 500 shtretër në Prishtinë.

Po komunikojmë me COVAX/OBSH për sigurimin e vaksinës së mundshme kundër Covid-19, si dhe po bëjnë veprimet e nevojshme në pajtim me situatën.
Ne jemi nën presion edhe nga bizneset si pasojë e mos votimit të “Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike” e që po na vështërson përpjekjen tonë kundër virusit.
Mos miratimi i Projektligjit po rrezikon mbijetesën e shumë bizneseve dhe mirëqenien e qytetarëve.
Është shqetësuese dhe për keqardhje, sepse po ndodh, për shkak të tekeve të disa deputetëve.
Në parandalimin e përhapjes së virusit duhet kujdes, shumë KUJDES! Kërkohet respektim i masave parandaluese!
Vendosni maskën!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

SHKARKO APP