Kosova pranohet në Federatën Ndërkombëtare të Kick-Boksit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Shala, uroi sot drejtuesit e Federatës të Kick-Boksit të Kosovës, me rastin e pranimit me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Kick-Boksit. Sipas KosovaPress, ministri Shala përgëzoi sportistët, duke u uruar suksese në garat që do të marrin pjesë.
Ndërkombëtarizimi i Kick-Boksit kosovar është një lajm i mirëpritur dhe është tepër i rëndësishëm, pasi kësaj federate i janë hapur dyert për gara në ngjarjet ndërkombëtare. Në anën tjetër, anëtarësimi i Federatës së Kick-Boksit me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Kick-Boksit është një inkurajim për institucionet e sportit për angazhim edhe më të madh dhe për një përfaqësim sa më cilësor.