Kosova pranohet në FIBA, mediat serbe: Ditë e zezë për basketbollin
Kosova E Mërkurë, 7 Prill 2021 19:58
Gazeta e Serbisë “Kurir” e ka përjetuar rëndë pranimin e Kosovës në FIBA.
Në një artikull të lënë poshtë faqes së tyre të internetit, Kurir ka postuar një shkrim me titull: “Ditë e zezë për basketbollin: FIBA e njeh Kosovën”.
‘Kurir’ shkruan se FIBA disa herë ka refuzuar kërkesën e provincës jugore të Serbisë, siç e quan Kosovën, por sonte Komiteti Ekzekutiv i FIBA-s i ka kthyer përgjigje pozitive.