Kosova pret lirimin e Haradinajt, kreu i AAK-së: Ekstradimi në Serbi, ftesë direkte për luftë

Ndalimi i liderit të AAK-së Ramush Haradinajt pritet të marrë fund nesër në seancën e tij të radhës në Colmar të Francës. Haradinaj, i cili po mbahet në ndalim në shtetin francez, nga 4 janari i këtij viti në bazë të aktakuzave të vitit 2004 nga shteti serb akuzohet për kinse krime të kryera ndaj komunitetit serb dhe atij rom, shkruan gazeta “Zeri” në Kosovaë.

Mirëpo, ashtu siç ka thënë edhe mbrojtja e liderit të AAK-së, në seancën e tij të fundit edhe njohësit e çështjeve juridike në Kosovë përsërisin se ato janë akuza të fabrikuara dhe tashmë është argumentuar kjo gjë.

Madje, sipas njohësve të politikave të BE-së, edhe gjykata franceze tashmë e ka të qartë rastin e ish-komandantit të UÇK-së dhe nuk pritet të ketë vonesa të mëtejshme. Se ish-kryeministri i Kosovës pritet të lirohet thonë edhe njohësit e çështjeve juridike dhe kushtetuese.

Haradinaj beson se vendimi do të jetë refuzues, bazuar në argumentet e dhëna gjatë seancës paraprake, raportoi dje KTV.

Në një intervistë për Rubikon të KTV-së, ftesën për ekstradim në Serbi, Haradinaj e quajti ftesë direkte për luftë.

Deklaratat e ambasadorit francez se gjykimi bazohet në fakte të reja, Haradinaj i quan gënjeshtra.

Mbajtjen e tij ai e vlerëson si tendencë për ta mbajtur larg proceseve vendimmarrëse, pasi thotë se rasti i tij mund të trajtohej edhe nga Gjykata Speciale.

Një gjë e tillë thotë Haradinaj nuk bëhet pasi tashmë janë shtjerrë të gjitha proceset të cilat mund të provonin fajësinë e tij.

Lideri i AAK-së thotë se është koha që qytetari i Kosovës të votojë për ndryshim dhe qeverisjen e kaluar.

Ai përjashton çdo mundësi për koalicion parazgjedhor me LDK’në apo PDK-në.

(

SHKARKO APP