Kosova pret njohje nga pesë vendet e BE-së

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka deklaruar se njohja e pasaportave të Kosovës nga Brazili, është një hap drejt njohjes së shtetit të Kosovës.

Ai ka thënë se kjo tregon se Brazili po shkon drejt njohjes së shtetit të Kosovës.

“Njohja e pasaportave nga Brazili nuk është njohje e shtetit por një lëvizje drejt njohjes së realitetit në Ballkan dhe në Kosovë”, ka thënë Selimi për televizionin publik.

Ndërkaq ai ka folur edhe për mundësinë e njohjes së pesë vendeve të Bashkimit Evropian. Tha se janë bërë hapa të mirë në këtë drejtim dhe tha se po priten hapat final të njohjes nga disa vende që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

“Në këto vitet e fundit kemi pasur progres të madh në komunikim të mirë me shtetet e BE-së. Të gjitha përkrahin rrugën europiane të Kosovës. Kemi shenja shumë të fuqishme se do të votojnë për ne në UNESCO, në Këshill të Europës që është gati hap final për pranim total të realiteti. Disa prej tyre, keni të drejtë presim edhe hapin final të njohjes”, tha ai.

SHKARKO APP