Kosova pret sot vaskinat e para anti-covid
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot do të marrin pjesë në ceremoninë e pranimit të kontingjentit të parë të vaksinave kundër Covid 19. Ky kontingjent është mundësuar nga organizata UNICEF, nëpërmjet programit Covax.
Ceremonia e pranimit të vaksinave pritet të fillojë rreth orës 20:15, në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Është njoftuar se në ceremoni do të flasë, kryeministri, ministri i Shëndetësisë, përfaqësuesi i Zyrës së BE-së, ambasadorët e QUINT-it, përfaqësuesi i UNKT-së.