Kosova regjistron 4 viktima dhe mbi 1.400 raste të reja me COVID-19

Kosova ka regjistruar katër viktima dhe 1.401 raste të reja me koronavirus, bëri të ditur më 23 korrik Ministria e Shëndetësisë.

Rastet e reja dalin pas testimit të 3.716 mostrave apo 37.70 për qind e tyre dolën pozitivë për sëmundjen COVID-19. Në 24 orët paraprake janë shëruar 1.219 persona, bëri të ditur MSH-ja.

Ndërkohë, janë 9.408 raste aktive me koronavirus në Kosovë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kosova së fundmi po regjistron rritje të rasteve me koronavirus, gjë që ka shtyrë autoritetet të bëjnë thirrje për mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura dhe që qytetarët të vaksinohen kundër koronavirusit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?