Kosova regjistron 720 raste të reja dhe 11 viktima me Covid-19 në 24 orët e fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka bërë të ditur të mërkurën, se në 24 orët e fundit janë shënuar 11 të vdekur si pasojë e COVID-19, ndërkohë që raste të reja pozitive janë raportuar 720.
Gjatë 24-orëshit të fundit është raportuar për 469 të shëruar, që është numri më i madh brenda një ditë, ndërsa numri i përgjithshëmshkon në 18.347.
Raste aktive janë 12.008.
Rastet pozitive janë nga komunat:
Prishtinë 319, Gjilan 62, Ferizaj 47, Fushë-Kosovë 44, Podujevë 33, Mitrovicë 27, Prizren 27, Lipjan 23, Pejë 18, Vushtrri 14, Skenderaj 11, Viti 11, Suharekë 10, Kamenicë 9, Malishevë 9, Drenas 8, Obiliq 7, Kaçanik 6, Klinë 6, Gjakovë 5, Rahovec 5, Shtime 5, Deçan 4, Dragash 4 dhe me nga 1 në Graçanicë, Istog, Kllokot, Novobërdë, Zubin-Potok dhe Zveçan.
Me këtë, numri i përgjithshëm i të prekurve me COVID-19 është rritur në 31.215, kurse i të vdekurve në 860.