Kosova rekord rastesh të reja, regjistrohen 14 viktima nga Covid-19

Katërmbëdhjetë viktima dhe 923 raste të reja me koronavirus janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar se shifra e rasteve të reja ditore është më e larta për këtë vit.

Sipas IKSHPK-së, rastet e reja pozitive rezultuan pas ekzaminimit  të 3,470 testeve, ndërsa shumica e tyre janë në Prishtinë: 273.

IKSHPK po ashtu njoftoi se katër raste të vdekjes u regjistruan në Prishtinë, katër në Prizren dhe nga një rast në Ferizaj, Fushë Kosovë, Lipjan, Mitrovicë, Pejë dhe Vushtrri.

Në 24 orët e fundit, 771 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në Kosovë arrin në 90,430, i viktimave në 1,872 dhe i të shëruarve në 74,754.

SHKARKO APP