Kosova rrezikon të humbasë edhe këtë vit liberalizimin e vizave
Kosova E Premte, 21 Maj 2021 18:59
Diplomatët evropianë nuk duan tash të hyjnë në debate se pse ky u bë kusht, por thonë se “pasi tashmë është kusht, pa ratifikimin e kësaj marrëveshjeje nuk do të lëvizet në çështjen e liberalizimit të vizave”.
Në anën tjetër, në BE vazhdimisht tërheqin vërejtjen se ratifikimi është njëri prej dy kushteve të papërmbushura nga Kosova, por nuk është edhe i vetmi. Sipas pohimeve, sa të ratifikohet Marrëveshja do të bëhet liberalizimi, duhet marrë paksa me rezervë. Sepse pas kësaj do të duhej të vazhdonte procedura në Këshill dhe në Parlament, e aty ka ende disa struktura të cilat janë spektike në rastin e Kosovës.