Kosova s’e ka miratuar marrëveshjen për Bordin e Paqes, shkak pezullimi i Parlamentit

Kosova po përballet me pasoja nga pezullimi i Kuvendit nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, pasi disa marrëveshje ndërkombëtare kanë mbetur pa ratifikim. Kjo ka bllokuar edhe përfshirjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në një mision shumëkombësh në Gazë, në kuadër të një iniciative të lidhur me Donald Trump.

Ekspertët thonë se Kosova nuk rrezikon përjashtim, por dëmton imazhin si shtet në përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare. Në Kuvend presin ratifikim marrëveshje rreth 121 milionë euro për projekte në energji, infrastrukturë dhe mjedis, si dhe dhjetëra projektligje dhe emërime në institucione kyçe.

Pezullimi i Kuvendit zgjat deri më 31 mars, pasi deputetët nuk arritën të zgjedhin presidentin e ri para përfundimit të mandatit të Vjosa Osmani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?