Kosova shtrëngon masat, shqiptarët kthehen nëse nuk kanë 3 doza vaksine apo test PCR

Kosova po vijon zbatimin e masave të reja antiCovid në pikën e përbashkët kufitare. Në ditën e dytë të hyrjes në fuqi të vendimit, autoritetet doganore të Kosovës kanë kthyer qytetarët shqiptarë që nuk kanë kryer të treja dozat e vaksinave, ose nuk kanë një test PCR, krahas dy dozave të para.

Nga e shtuna, Kosova nuk lejon më hyrjen në territorin e saj të personave me dy doza të vaksinës, por kërkon nga ata që të kenë 3 doza ose dy dozat e para të shoqërohen me një test negativ PCR-je, të kryer jo më parë se 48 orë. Ky vendim ka sjellë rënien e lëvizjes së qytetarëve në të dy anët e kufirit.

SHKARKO APP