Kosova s’u pranua në Interpol, reagon Vuçiç: Fitore

“Një fitore dhe rezultat shumë të mirë”. Kështu e ka quajtur sot presidenti serb Aleksander Vuçiç vendimin për mos anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

“Ne ishim optimistë dhe ishim duke shpresuar për këtë rezultat. Ky është një rezultat shumë i mirë dhe fitore për Serbinë”, pohoi Vuçiç në një konferencë për shtyp.

Sipas tij kjo konfirmon se pozicioni i Serbisë është përforcuar edhe më shumë në botë. Po ashtu ai falënderoi të gjithë vendet që votuan kundër Kosovës sot.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?