Kosova taksë 100% për prodhimet e Serbisë

Qeveria e Kosovës vendos taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe atyre nga Bosnja e Hercegovina.

Qeveria miratoi propozimin e Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala.

“Nga sot t’i vendoset masa prej 100 për qind produkteve të importuara nga Serbia dhe Bosnja”, tha Shala.

Ai po ashtu ka kërkuar edhe largimin e të gjitha produkteve në të cilat shkruan ‘Kosova e Metohija’.

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se e përkrah këtë propozim për vendosjen e këtyre masave.

“Një kohë të gjatë Kosova është penguar, është penguar në transport, në analiza. CEFTA nuk ka fuksionuar në mes Kosovës dhe Serbisë. Unë e përkrahi propozimin e juaj”, tha ai.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës, kishte vendosur taksë prej 10 për qind për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, e cila kishte pasur efekte në rritjen e të hyrave për buxhetin e shtetit.

SHKARKO APP