Kosova tashmë me institucion për mbikëqyrjen e tregut
Nën kryesimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, u përurua të premten Trupa Koordinuese për mbikëqyrjen e tregut, që është i një rëndësie të madhe për produkte të sigurta në treg. Kjo trupë garanton edhe konkurrueshmërinë për lëvizje të lirë të mallrave ashtu siç kërkojnë rregullat dhe parimet e tregut të BE-së në të cilin Kosova ka filluar integrimin e plotë përmes Marrëveshjes për Stabilizim Asociim. Kështu tha këshilltari i ministres së MTI, Lulëzim Krasniqi.
Kryeinspektori i tregut në MTI, Lulëzim Syla, tha se forcimi i bashkëpunimit përmes themelimit të Trupit Kordinues është i rëndësishëm për mbikëqyrjen e tregut për produktet jo-ushqimore.
Për të arritur qëllimet e mbikëqyrjes, Trupa Koordinuese duhet vazhdimisht të analizojë aktivitetet e kryera nga autoritetet e mbikëqyrjes së tregut dhe masat e ndërmarra në mbikëqyrjen e tregut të produkteve dhe ndikimin e tyre. Kjo është mbledhja e parë e kësaj Trupe nën kryesimin e MTI-së