Kosova u jep sot lamtumirën Diamantit dhe Armelës
Trupat e dy të rinjve nga Kosova, të cilët humbën jetën në sulmin e Mynihut të Gjermanisë, do të varrosen sot në Kosovë.
Diamant Zabërgja, 21 vjeçar do të varroset në varrezat e fshatit Ropicë të Vushtrrisë në orën 14:00 .
Kurse Armela Segashi 14 vjeçare, do të prehet në varrezat e qyteti të Podujevës, në orën 17:00.
Diamat Zabërgja, Armela Segashi si dhe Sabina Sulaj janë tre shqiptarët të cilët u vranë të premten në Mynih të Gjermanisë, nga 18-vjeçari gjermano-iranian, Ali Sonoboly. Nga sulmi mbetën të vrarë 9 persona, 26 u plagosën.