“Kosova u tregua e suksesshme në parandalimin e ekstremizmit”

"Tani Kuvendi i Kosovës pritet të konstituuohet. PDK dhe LDK arritën një marrëveshje parimore dhe ky kompromis përjashtoi partitë tjera që kishin krijuar një bllok paszgjedhor. Presidentja Jahjaga ka pasur një rol kyq në këtë aspekt. Inkurajoj që liderët e Kosovës të përfundojnë këtë proces të themelimit të institucioneve dhe të fokusohen në një qeverisje të mirë", ka thënë Zarif në seancën e Këshillit të Sigurimit për Kosovën.

Ai ka folur edhe për disa incidente fetare në Kosovë, siç janë grafitet në Manastirin e Deçanit.

"E vlerësoj dënimin e shpejtë dhe të fuqishëm të këtyre incidenteve nga presidentja Jahjaga. Edhe klerikët fetarë kanë pasur vizita në Manastirin e Deçanit dhe kanë përjcellur mesazhin e tolerancës fetare", ka thënë Zarif.

"Dua të shprehë konsideratën për policinë e Kosovës në parandalimin e ekstremizmit. Përgëzoj edhe udhëzimin e vazhdueshëm nga BIK mbi këto çështje të ndjeshme", ka thënë Zarif.

Ai ka përmendur edhe incidentin në ndeshjen futbollistike mes Shqipërisë dhe Serbisë në Beograd.

SHKARKO APP