Kosova vendos pllakë me deklaratën e Pavarësisë
Festimet për festat e Nëntorit kanë nisur disa ditë më parë por që sot ato kulmojnë në ceremonitë zyrtare. Jo vetëm Shqipëria zyrtare feston, po kudo që ka shqiptarë festa po kulmon. Në Kosovë kanë nisur festimet si çdo vit. Shqiptarët atje, janë zgjuar me jehonën e festimeve si zyrtare por dhe vetë organizime të popullit. Në mëngjesin e ditë së sotme disa përfaqësues, kanë bërë homazhe, pranë shtatores së Ismail Qemalit në Prishtinë.
Edhe në këtë 103-vjetor të krijimit të Shtetit Shqiptar, para shtatores së Ismail Qemaili në Prishtinë është vendosur një pllakë, në të cilën është Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë. Vendosjen e kësaj pllake e ka bërë rinia e Partisë Demokratike. Djali i veprimtarit, Ukshin Hoti, Andini, i cili është zëvendëskryetar i rinisë së PDK-së, ka thënë se qëllimi i kësaj pllakate është që të kujtohen nënshkruesit dhe ata të cilët e sjellën pavarësinë.
Ata do të mbajnë edhe një aktivitet sensibilizues për të kërkuar vendosjen e bustit Adem Jashari në sheshin Adem Jashari në Prishtinë.
Fotot: GazetaExpress
Redjon Shtylla