Kosova vendos taksë ndaj produkteve serbe dhe boshnjake

Kryeministri Ramush Haradinaj ka bërë të ditur pas mbledhjes së Qeverisë se ka miratuar masat tregtare të importit për produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja.

Haradinaj ka bërë të ditur se produkteve serbe, në përjashtim të brendeve ndërkombëtare, do të kenë taksë shtesë prej 10 për qind, transmeton Gazeta Express.

“Për herë të parë kemi marrë masë mbrojtëse. Kemi marrë vendim për vënien e taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe të Bosnjës”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka thënë se Serbia është duke shpërndarë shuma të mëdha për ta dëmtuar sovranitetin e shtetit. Ai ka thënë se këto masa janë kundërpërgjigje ndaj kësaj sjelljeje të Serbisë.

SHKARKO APP