Kosova vishet kuqezi, festime për 108-vjetorin e Pavarësisë (VIDEO)

Ashtu si përherë festime për përvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë pati edhe në Kosovë. Qytetet të shumta u veshën me ngjyrat kuqezi të flamurit për të kremtuar 108-vjetorin e pavarësisë. Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, në mesazhin e saj për këtë ditë theksoi se “Shqipëria dhe Kosova po ecin krahas njëra-tjetrës, si dy shtete sovrane, në procesin e integrimit evropian duke e njohur dhe ndihmuar njëra-tjetrën”. Në qendër të kryeqytetit u mbajt një aktivitet nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve.

SHKARKO APP