Kosova voton sot! Masat e Covid u zbutën pak ditë para zgjedhjeve

Rreth 1 milion e 800 mijë qytetarë kanë të drejtë të hedhin votën e tyre të dielën në Kosovë, ku po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Një mijë e 52 kandidatë të 28 subjekteve politike të të gjitha etnive, synojnë të sigurojnë një vend në parlamentin 120 vendësh të Kosovës. Dhjetë nga këto vende i takojnë komunitetit serb, ndërsa dhjetë të tjera, komuniteteve tjera pakicë.

Zgjedhjet pasuan aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese e cila në dhjetor të vitit të kaluar shpalli të pavlefshëm votimin e qeverisë së kryeministrit Avdullah Hoti, pas kërkesës së lëvizjes Vetëvendosje për vlerësimin e ligjshmërisë së pjesëmarrjes në votim për qeverinë e udhëhequr nga Lidhja Demokratike të deputetit Etem Arifi, i cili ishte i dënuar me 1 vjet e 3 muaj heqje lirie për “mashtrim me subvencione”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se Kosova zbuti masat antiCovid, vetëm pak ditë para zgjedhjeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?