Kosova voton ushtrinë, Beogradi në alarm

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar me unanimitet të plotë për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Seanca e nisur në orën 10:00 pati një pikë të rendit të ditës, që përfshinte pakon e ligjeve për ushtrinë e Kosovë.

Ligjin e parë, i cili ishte ndryshimi i emrit të Ministrisë, duke e bërë Ministri të Mbrojtjes, e votuan 106 deputetët PËR dhe vetëm një abstenoi.

Në ligjin kryesor që FSK-së i jepte mandatin e ushtrisë, votuan 107 deputetë, nga të cilët asnjë nuk ishte kundër dhe asnjë nuk abstenoi.

Në Beograd ndërkaq, ky votim po kundërshtohet ashpër, e madje ministri i Mbrojtes, Vulin, kërcënoi edhe me ushtri.

Sidoqoftë, ky votim për krijim të ushtrisë së Kosovës vije pas përkrahjes së madhe të Amerikës, ndonëse këtë gjë e kundërshtonte haptazi NATO.

SHKARKO APP