“Kosova, zemra e Serbisë”/ Pacolli i “përvishet” Zaevit: Do na dalësh kapuç me mëngë

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj deklaratave të liderit të LSDM-së në Maqedoni Zoran Zaev, i cili ka deklaruar se “Kosova është zemra e Serbisë”.

I pari i AKR-së e ka krahasuar këtë deklaratë me artin, për të cilin thotë se ‘edhe një gënjeshtër e bukur e cila na ndihmon ta njohim vetën është art’.

Ai thotë se gjithmonë ka dyshuar në mendimet e Zaevit për Kosovën dhe se ky i fundit sipas Pacollit ‘do të na dalë kapuç me mëngë’.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Për deklaratën e Zaevit…

Swiss Digital Desktop Reklama

Arti definohet edhe si “një gënjeshtër e bukur e cila na ndihmon ta njohtim të vërtetën”. Deklarata e fundit e Zoran Zaevit që “Kosova është zemra e Serbisë” mu duk, në këtë kontekst si Arti. Po më duket se Zaevi (unë gjithmonë kam dyshuar në të) do të na dalë kapuç me mëngë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?