Kosovarët, si do të udhëtojnë në BE pa viza

Bashkimi Evropian do të nxjerrë një udhërrëfyes të posaçëm për shtetasit e Kosovës, në rast se nga shtatori i këtij vitido të fillojë lëvizja pa viza në shtetet anëtare.

Në udhëzimin e siguruar edhe nga agjencia e lajmeve INA theksohet lëvizja e lirë mund të realizohet nëse plotësohet kushtet e mëposhtme:

– Pasaporta Biometrike

– Dëshmi për posedim parash apo garanci bankare

– Letër garancë nga familjarë apo miq që garantojnë vendqëndrimin dhe harxhimet

– Qëndrim vetëm për një periudhë 3 mujore

Këto janë kushtet për të udhëtuar në vendet e BE-së vetëm me pasaportë dhe vizat e deritanishme, që merreshin nëpër ambasadat e huaja në Prishtinë. Por udhëtimi në vendet e BE-së nuk do të jetë i sigurt për 100 për qind, për shkak se çdo udhëtar i dyshuar mund të kthehet në kufi nga zyrtarë policie apo doganash nga vendet e BE-së.

Kjo ka të bëjë me faktin se zyrtarët evropian mund të dyshojnë  dhe ta kthejnë një shtetas të huaj në vendin e tyre  i cili mund të rrezikoj sigurinë publike, rendin publik dhe shëndetin e evropianëve.

SHKARKO APP