Kosovari me koronavirus: Si e kuptova që u infektova bashkë me familjen time

Një pacient në Kosovë i infektuar me koronavirus ka folur për media duke treguar se si kishte arritur ta kuptonte se ishte infektuar ai dhe familjarët e tij. Ai në një bisedë për RTV Dukagjini nga Klinika Infektive e QKUK-së ku gjendet i shtruar.

“Ne jemi tre familjarë dhe po na thonë që të tre jemi të infektuar me koronavirus”, ka theksuar ai. Ai ka theksuar se gjendja e tij dhe e bashkëshortes është e mirë, por pak më të dobët e ka babai i tij.

“Baba me thanë e ka gjendjen pak më dobët, por edhe ai është mirë. Nuk kanë lënë me e pa. Unë jam me bashkëshorten me një dhomë dy e jemi mirë. Me familjarë komunikojmë”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, familjen e tyre në Viti po e ndihmojnë të gjithë. Ai tha se as ai as bashkëshortja nuk kanë asnjë simptomë dhe se janë mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ka treguar se babi i tij ishte sëmurë, kishte simptoma dhe e kishte dërguar fillimisht në Viti, pastaj në Gjilan dhe pastaj në Prishtinë.

Babi i tij kishte ardhur nga Italia. “Baba tha se nuk po e ndjente veten mirë, dhe e dërguam te mjeku dhe ndodhi kjo që ndodhi”, tha ai.

“Fillimisht bashkëshortja kishte qëndruar me prindin, sepse unë kisha shkuar të pushoj. Kur u ktheva më thanë që duhet të shtrihem edhe unë në spital, dhe pastaj rezultuam që ishim të infketuar”, tha ai.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?