Kosovari pretendon se ka shpikur një mjet të ri për ngrohje (Video)
Me disa copëza pasqyre e një rreth të metalit në formë konkave ai mund të bëjë shumëçka. Avdullah Mëziu nga Morina e Skenderajt, i cili ka studiuar për Informatikë Inxhinierike dhe Fizikë, ka bërë një zbulim interesant për ngrohje me energji solare.
Ai thotë se ka arritur që me shpikjen e tij të ndez një copë druri në temperaturën -19 shkallë celsius.
Këtë e ka të dokumentuar edhe përmes videove Mëziu shpjegon se si bëhet kjo.Sipas tij, kjo pajisje mund të përdoret për shumëçka.Ky zbulim i thjesht mund të prodhoj energji deri në 600 Watt, thotë Mëziu.
Ai pohon se ka shkuar në Ministrinë e Energjisë për t’ua treguar zbulimin e tij, por thotë se askush nuk e mori seriozisht.
Teksa kërkon mbështetje, fizikani nga Skenderaj, thotë se përdorimi i saj do t’i ulte shpenzimet e qytetarëve dhe do ta mbronte ambientin,njofton Klan Kosova.
Mëziu, tha se edhe shpikja e tij, është pjesë e përpjekjeve botërore për rritjen e përdorimit të energjisë së ripërtritshme.
http://www.dailymotion.com/video/x3o65cy_shpikja-e-kosovarit_news