Kosovë/ 12 të vdekur dhe 190 raste të reja me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), bën me dije se 12 pacientë të prekur nga Covid-19, kanë humbur jetën dhe 190 raste të reja brenda 24 orëve. Shifrat e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 443 mostrave.

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen COVID-19 ka arritur në 315. Një ditë më parë, kjo shifër ishte 303. Komuna me më së shumti raste është Prishtina, përkatësisht me 48 raste.

Që prej 13 marsit kur Kosova shënoi rastet e para me Covid-19,  deri më 8 gusht, në Kosovë janë regjistruar 10,059 raste. Prej tyre, 5,677pacientë janë shëruar. Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 4,067.

SHKARKO APP