Kosovë, 16 të vdekur nga Covid-19 në 24 orë
Përkeqësohet edhe më tej situata e pandemisë në Kosovë, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 16 persona.
Në 24 orët e fundit janë testuar gjithsej 480 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 258 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive është 8104 raste nga 36050 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, nga të cilët 212 persona kanë ndërruar jetë.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shëruar 196 pacientë, duke e çuar në 3429 numrin total të personave që e kanë fituar betejën me koronavirusin.