Kosovë, 16 viktima dhe 196 të infektuar nga koronavirusi
Kosova po vazhdon të regjistrojë shifra të larta të të infektuarve dhe të vdekurve me koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19.
Këtë të enjte, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 196 raste të reja të të infektuarve.
Rezultatet janë në bazë të 475 testimeve.
Sipas IKSHPK, nga sëmundja kanë vdekur edhe 16 pacientë, duke çuar numrin e të vdekurve në 300.
Të shëruar janë konstatuar 134 pacientë.
Që nga muaji mars në Kosovë janë infektuar 9.688 persona, prej tyre 5.480 janë shëruar, ndërkaq raste aktive janë 3.908.
Më herët, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, përmes një reagimi për media, ka kritikuar klasën politike në Kosovë për menaxhim të dobët të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi i ri.
Rritja e numrit të personave të vdekur dhe të të infektuarave, sipas ASHAK-ut, ka shndërruar Kosovën në një ve
Institucionet e Kosovës kanë vendosur së fundi disa masa për parandalimin e përhapjes së pandemisë, si vendosja e maskës në publik, si dhe reduktimi i stafit nëpër institucionet private dhe publike.
Një ndër masat në fuqi është edhe kufizimi i lëvizjes së qytetarëve në qytetet me rastet më të shumta.