Kosovë 1999, gjermanët tentojnë t’i marrin armën Tahir Sinanit

Këto janë disa pamje të fiksuara në qytetin e Prizrenit më datë 19 qershor 1999. Komandant i UÇK-se Tahir Sinani përplaset me KFOR-in gjerman, të cilët duan t’ia marrin armën,

Një nga komandantët më të njohur të UÇK-se Tahir Sinani, në një reportazh të France 2 shihet duke u përplasur me trupat gjermane të KFOR-t, dhe shkas ishte bërë pushka automatike e tij,

Trupat gjermanë bëjnë një kontroll rutinë, tentojnë t’ia marrkin armën luftëtarit të njohur, mirëpo ky i fundit refuzon. Tahir Sinani gjatë luftës në Kosovë ishte një ndër komandantët më aktivë, ndërsa më pas emërohet Komandant i Zonës së tretë operative i Trupave Mbrojtëse të Kosovës.

Tahiri Sinani së bashku me katër bashkëluftëtarë humb jetën në aksident të rastit duke përgatitur armatimin e sofistikuar të minave me telekomandë kundër armikut në zonat malore të Gostivarit në Korab në vendin e quajtur Kukul Zabel, kurse më datë 29 korrik të vitit 2001 bashkë me katër shokët e operacionit bie dëshmor.

SHKARKO APP