Kosovë/ 24 viktima dhe mbi 1200 raste të reja me Covid-19
Kosova E Diel, 5 Shtator 2021 15:58
Kosova ka konfirmuar 24 viktima nga koronavirusi, këtë të diel. Ministria e Shëndetësisë njoftoi gjithashtu edhe për 890 raste pozitive. Numri i viktimave është rritur, ndërsa janë ulur rastet e reja pasi dje në Kosovë u raportuan 21 viktima nga COVID-19 dhe 1278 infektime.
Gjatë 24 orëve u shëruan 1.712 persona ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 123.852. Në total numri i rasteve aktive është 26.688.