Kosovë: 27 pacientë të shëruar dhe 7 të prekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar të premten e 1 majit për shtatë raste të reja me koronavirusin e ri në vend.

“Rastet pozitive janë raste kontakti dhe sipas vendbanimit: gjashtë (6) raste nga komuna e Prizrenit dhe një (1) rast nga komuna e Suharekës”, thuhet në njoftim.

Instituti ka njoftuar gjithashtu se edhe 27 pacientë janë shëruar nga sëmundja Covid-19, që shkakton ky virus.

Me të dhënat e fundit deri më tani në Kosovë, 813 persona janë infektuar, 298 janë shëruar edhe 22 kanë vdekur si pasojë e Covid-19.

SHKARKO APP