Kosovë, 300 mësues që tani të infektuar
Mësimi nis të hënën edhe në Kosovë. Sipas ministrit të Arsimit, të gjithë nxënësit nga ora e parë në të fundit, do të duhet të mbajnë maskën mbrojtëse, ndërsa gjysmë milioni të tilla janë shpërndarë falas në të gjitha shkollat. Ende pa nisur mësimi, 300 mësues kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
“Të gjithë pjesëmarrësit në shkolla duhet të mbajnë maska. Deri tani janë shpërndarë rreth 500 mijë maska. 300 mësimdhënës në gjendje të rënduar shëndetësore do të jenë jashtë procesit dhe do të jenë të mbuluar financiarisht. Jemi të vetëdijshëm për rrethanat e vështira që kemi kaluar dhe po kalojmë, është shumë i rëndësishëm kontributi i prindërve dhe mësuesve në rritje e vetëdijes së nxënësve”, tha ministri i Arsimit në një deklaratë për mediat një ditë para nisjes së procesit arsimor.