Kosovë/ 385 raste të reja dhe 7 persona kanë humbur jetën nga Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar 385 raste të reja me Covid-19 nga 1 mijë e 442 testime të bëra.

Përveç rasteve të reja 351 pacientë janë shëruar dhe 7 të tjerë kanë humbur jetën.

Numri total i rasteve pozitive është 48.337 raste nga 169.653 persona të dyshimtë me virusin SARS-CoV-2 dhe 1.240 pacientë që kanë humbur jetën.

SHKARKO APP