Kosovë, 51 raste të reja me COVID-19, 561 të infektuar në total

Në Kosovë janë regjistruar dhe 51 raste të reja me COVID-19 ditën e sotme.

Në total janë regjistruar 561 të infektuar nga koronavirusi.

Këtë e bën të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë si dhe 9 persona të tjerë kanë fituar betejën me virusin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komunikata e plotë:

NËNTË TË SHËRUAR DHE PESËDHJETË E NJË RASTE ME COVID-19!

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot më 19 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 295 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej pesëdhjetë e një (51) raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti, trembëdhjetë (13) raste me vendbanim në Zubin Potok, dymbëdhjetë (12) raste nga komuna e Ferizajit (sipas vendbanimit: Ferizaj shtatë (7) raste, Vojnovc tre (3) raste dhe Kosinë dy (2) raste), dhjetë (10) raste nga komuna e Vitisë (sipas venbanimit:Viti gjashtë (6) raste dhe Skifteraj katër (4) raste), gjashtë (6) raste nga Mitrovica e Veriut, katër (4) raste nga Zveçani, dy (2) raste nga komuna e Leposaviqit (sipas vendbanimit: Leshak dy (2) raste, dy (2) raste nga komuna e Prishtinës dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Prizren dhe Pejë.

Sot më 19 prill 2020, janë shëruar edhe nëntë (9) pacient, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej njëqind e dy (102).

Nga data 08 shkurt deri më 19 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 4.656 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej pesëqind e gjashtëdhjetë e një (561) me dymbëdhjetë (12) raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 6.123 kontakte të rasteve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?