Kosovë, 645 raste dhe 12 viktima nga koronavirusi

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.542 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 645 raste pozitive dhe janë shënuar 12 viktima nga koronavirusi.

Instituti I Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 353 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.396 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.618.

Që nga fillimi pandemisë numri total i rasteve pozitive është 34.940 raste nga 132.728 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 926 raste të vdekjes.

SHKARKO APP