Kosovë, 8 viktima dhe 119 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë ka pasur tetë raste vdekjeje dhe 119 raste të reja me Covid-19. Rastet e reja janë zbuluar nga kryerja e 460 testeve. Kosova deri tani ka pasur 13 334 persona të prekur nga Covid-19 nga mbi 50 mijë teste të kryera, kurse numri i viktimave ka arritur në 516 persona. Nga ana tjetër, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 118 pacientë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve deri më sot në 9.473 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.345.

SHKARKO APP