Kosovë, arrestime masive tek VV

 

 Pas arrestimeve masive të sotshme në zyrat qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje, Policia e Kosovës ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme, ku janë dhënë informata të detajuara mbi ngjarjet që ndodhën pas tubimit paqësor të opozitës në sheshin “Zahir Pajaziti.” Kelani ka thënë se të arrestuar janë 95 aktivistë të Vetëvendosjes dhe janë lënduarkatër pjesëtar të Policisë.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani ka thënë se Policia e ka sjell deputetin Albin Kurti para organeve të drejtësisë, ashtu siç kërkohet me urdhërarrest.

Sipas Kelanit, në mesin e zyrtarëve policorë, të lënduar kanë mbetur 4 prej tyre, dy prej të cilëve janë të lënduar më rëndë.

“Policia e Kosovës ka hasur në një numër të caktuar protestuesish që nuk kanë e lejuar policinë të kryejnë punën. Përkundër thirrjeve tona, ata nuk lejuan, kështu që zyrtarët policorë janë detyruar të intervenojnë për të siguruar hapësirë për arrestimin siç kërkohet me urdhërarrest”, ka thënë Kelani para gazetarëve.

Kelani ka thënë se në momentin që zyrtarët policorë kanë hyrë brenda zyrave të VV-së, ata kanë hasur në rezistencë të fortë.

“Personat brenda kanë qenë jashtëzakonisht të dhunshëm duke hedhur mjete te forta, metal, karrige shkopinj tavolina ndaj Policisë. Përkundër të gjitha pengesave, zyrtarët tanë janë vënë në kryet të detyrës dhe e kanë realizuar arrestin siç parashihet me urdhërarrest. Janë shoqëruar 95 persona në institucionet policore për të vazhduar procedura të mëtutjeshme”, ka thënë Kelani.
​VV publikon emrat e aktivistëve të arrestuar, thotë se janë 150

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën e aktivistëve të saj që u arrestuan sot gjatë ndërhyrjeve policore brenda zyrave të kësaj lëvizje.

Sipas Vetëvendosjes, gjatë këtij aksioni u arrestuan dhunshëm rreth 150 aktivistë.

Më poshtë gjeni listën e plotë të Vetëvendosjes:

Aktivitetin tonë të drejtë nuk ka arrestim që e ndal!

Në 28 nëntor 2015 policia e Kosovës e urdhëruar nga qeveria e Zajednicës ka ndërmarrë aksionin më të dhunshëm kundër subjektit më të madh opozitar. Qëllimi i vetëm i tyre ishte që të shtypet e të ndalohet aktiviteti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, dhe të ndalet zëri i qytetarëve të cilët masivisht dhe në mënyrë të organizuar u shprehën kundër kthimit të Kosovës në Serbi përmes Zajednicës.

Në aksionin brutal dhe të dhunshëm u arrestuan mbi 150 aktivistë dhe qytetarë. Ne po publikojmëemrat që i kemi deri tani. Në vijim do t‘i publikojmë edhe emrat e tjerë të të arrestuarve që janë marrë me dhunë prej zyrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Në rrugët e Prishtinës vazhdojnë arrestimet e aktivistëve dhe qytetarëve, pa fletë arresti si dhe metodat e shtetrrethimit. Këto masa kurrë policia e Kosovës nuk ka guxuar t’i përdorë kundër krimit të strukturave paralele serbe, apo kundër mafiozëve shqiptarë në pushtet.

I bëjmë thirrje policisë të ndalë represionin dhe të lirojë aktivistët, pasi sundimi i padrejtësisë nuk do të zgjasë përgjithnjë.

Lironi menjëherë aktivistët!

Albin Kurti

Nazlie Balaj

Albana Gashi

Alban Lahu

Frashër Krasniqi

Selman Sokoli

Genc Sherifi

Egzon Haliti

Arianit Beqiri

Luan Aliu

Niman Beqiraj

Marigonë Drevinja

Arbëri Krasniqi

Teutë Rrusta

Krenare Krasniqi

Alket Zeqiri

Shkodran Hoti

Margaritë Hajrizi

Liridon Latifi

Teutë Hasanaj

Enkloditë Molliqaj

Egzon Balaj

Egzon Azemi

Valdrin Ahmeti

Adonis Tahiri

Jonuz Shatri

Gurjeta Zeka

Muhamet Bytyqi

Labinot Halimi

Hektor Qyqalla

Ylli Hoxha

Fitore Pacolli

Qëndron Kastrati

Arianit Beqiri

Ilir Cacaj

Rina Zhitia

Erden Atiq

Princ Mullatahiri

Arbër Sejdiu

Lisjan Perolli

Zgjim Zyba

Qëndresa Bogujevci

Arbër Morina

Jonis Metaj

Qëndrim Sahiti

Hana Blakçori

Nderim Aliaj

Rinor Miftari

Pajtim Demaj

Alban Makolli

Adem Megjuani

Lulzim Gjaka

Labinot Halimi

Riga Halimi

Vedat Megjuani

Kushtrim Halilaj

Berat Lahu

Erisa Hajrizi

Gani Krasniqi

Ismail Haziri

Fidan Ademi

Albin Kurti, dyshohet për tri vepra penale

Prokuroria e Kosovës nëpërmjet një komunikate për media sqaron se deputeti Albin Kurti dyshohet se ka kryer veprat penale: Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm,përdorimi i armës, dhe pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare

Sipas Prokurorisë departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë deputetit Kurti i ka dërguar ftesa për t’u paraqitur në zyrën e prokurorit të çështjes, për të dhënë deklaratën e tij, lidhur me dyshimet që i vihen në barrë.

Mirëpo, i njëjti nuk i është përgjigjur ftesës së Prokurorit të Shtetit, andaj gjyqtari i procedurës paraprake me kërkesë të prokurorit të çështjes ka lëshuar urdhërarrest.

Policia e Republikës së Kosovës ka zbatuar sot urdhrin e Gjykatës dhe e ka sjellur të pandehurin Kurti në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, i cili ka refuzuar të jep deklaratën e tij para prokurorit të rastit.

Prokurori ka ushtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit Kurti dhe kjo kërkesë është parashtruar, pasi që i njëjti nuk iu është përgjigjur ftesës së prokurorisë, ka përsëritur kryerjen e veprës penale dh e ka qëndruar në arrati.

Prokurori i Shtetit siguron opinionin publik se është i vendosur që të respektoj të gjitha dispozitat ligjore për secilin rast, pavarësisht së kush është i dyshuar për vepër penale, duke respektuar dinjitetin e secilit individ, duke i trajtuar të gjithë në mënyrë të barabartë e të paanshme, përfshirë edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe të arrestuarit tjerë të sotshëm.

Opozita: Ditën e festës pushteti e ktheu në ditë të dhunës

Qytetarë të Kosovës, mbështetës të Opozitës së Bashkuar, bashkëkombas të nderuar.

Pjesëmarrja e mbi 35.000 qytetarëve në Manifestimin për Republikën shkoi paqësisht, siç ishte planifikuar. Por ky pushtet me sjelljet e tij menjëherë pas tubimit paqësor, dëshmoi se nuk e duron opozitën paqësore. Ky pushtet ka frikë nga opozita. Ky pushtet e urren opozitën, ashtu siç urren qytetarët, ashtu siç urren popullin e vet.

Qeveria kriminale zgjodhi 28 nëntorin e vitit 2015 për të ringjallur në rrugët e Prishtinës imazhin e dhunës policore, që populli ynë kujtoi se e kishte lënë pas, me mbarimin e Luftës Çlirimtare.

Në 28 nëntor, qindra policë, reparte speciale të armatosura rëndë, të maskuara, kanë thyer zyrat e subjektit më të madh opozitar, Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ku ndodheshin qindra aktivistë që sapo ishin kthyer prej Manifestimit.

Policia u tregua e e pamëshirshme, duke përdorur dhunë të paparë kundër aktivistëve. Ka rreth 100 të arrestuar, dhe numri i të lënduarve rëndë është i madh.

Në 28 nëntor 2015 u arrestua Albin Kurti. Pushteti u tregua i gatshëm të përdorë dhunën më ekstreme për të mbrojtur Zajednicën e Demarkacionin, pavarësisht peticionit, pavarësisht aksioneve opozitare, pavarësisht Manifestimit paqësor për Republikën.

Më tej do t’ju njoftojmë në vazhdimësi për të arrestuarit, të lënduarit, e veprimet tona të radhës.

I bëjmë thirrje qytetarëve të bashkohen rreth opozitës së përbashkuar. Aksionet tona nuk mund t’i ndalë asnjë shtet policor, asnjë arrestim, asnjë dhunë. Aktivistët do të lirohen. Dhunuesit do të vihen shumë shpejt përpara një drejtësie së vërtetë dhe funksionale, në një Republikë që ka për të qenë vërtet sovrane dhe pavarur.

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
NISMA për Kosovën

Për momentin gjendja është e qetë, ndërsa rrugët vazhdojnë të jenë të bllokuara

Rreth 60 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje janë duke qëndruar në rrugën Luan Haradinaj, në shenjë proteste ndaj arrestimit të ish-kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si dhe disa dhjetëra aktivistëve të tjerë të kësaj lëvizjeje.

Në mesin e protestuesve është edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe nënkryetari i kësaj komune, Dardan Sejdiu, të dy nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilët janë duke komunikuar me pjesëtarët e njësisë speciale të Policisë së Kosovës.

Ata kanë kërkuar nga Policia e Kosovës që të largohet dhe të lirojë rrugën Luan Haradinaj, e cilat është bllokuar nga policia pas arrestimit të zotit Kurti.

AAK kërkon lirimin e deputetëve

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj arrestimit të ish-liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, ku thuhet se mbajtja në paraburgim e deputetes Donika Kadaj-Bujupi, arrestimi sot i deputetit Albin Kurti, si dhe shumë aktivistëve të tjerë të VV-së, brenda selisë, është i papranueshëm dhe nuk ndikon në qetësimin e situatës.

AAK thotë se tubimi i sotëm madhështor në Prishtinë, ishte një manifestim qytetar i kundërshtimit të dy marrëveshjeve, që përfundoi pa asnjë incident.

“Ngjarjet e mëpastajme po bëhen me qëllim të zbehjes së një kundërshtimi kaq popullor. AAK, kundërshton aksionet e pushtetit për përndjekjen e opozitës dhe kërkon nga krerët institucionalë, që të mos e instrumentalizojnë policinë e shtetit për qëllime politike. Deputetët duhet të jenë të lirë dhe ata nuk mund të arrestohen për shkak të veprimtarisë së tyre politike, prandaj kërkojmë lirimin e mënjëhershëm të tyre”, thuhet në komunikatën e AAK-së.

* * * *
Gazetarja jonë njofton se në mesin e shumë të arrestuarve është edhe Fitore Pacolli.

Policia ka arrestuar edhe drejtoreshën e Kulturës në Komunën e Prishtinës Saranda Bogujevcin dhe asamblisti i komunës së Prishtinës Ylli Hoxha.

Ata sapo janë nxjerrë nga zyrat e Vetëvendosjes dhe janë futur në veturën e Policisë.

Policia është duke vazhduar me arrestime edhe të personave tjerë që janë brenda zyrës së Lëvizjes.

Policia në këto momente arrestoi edhe ish-liderin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti

Aktualisht policia po e mban afër ndërtesës me duar lidhur.

Paraprakisht policia kishte arrestuar të gjithë personat që gjendeshin në zyrat e Lëvizjes.









 

Njesia speciale futet brenda Vetëvendosjes

Njësitet speciale të Policisë së Kosovës kanë filluar të depërtojnë brenda selisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

Në anën tjetër, protestuesit janë duke rezistuar vazhdimisht, duke sulmuar herë pas herë policinë.

Policia ka thyer xhamin në hyrjen e ndërtesës së Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa po përdor edhe prej lotsjellës për të zmbrapsur aktivistët e VV-së.

Protestuesit futen brenda objektit për të ruajtur Albin Kurtin, ndërsa para hyrjes ndodhet Policia e Kosovës që nuk po e lejon afrimin e turmës së njerëzve.

 

Kurti vazhdon të mbetet brenda, ndërsa i rrethuar me policë dhe aktivist.

Policia i është afruar hyrjes së Vetëvendosjes derisa ka larguar aktivistët.

Këta të fundit u kanë hedhur sprej syve policisë.

Përleshje e vogël mes aktivistëve dhe Policisë

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë përplasur me policinë e cila me një numër të madh ka rrethuar këtë seli.

Aktivistët u kanë thënë policëve që ta lirojnë rrugën për të kaluar ndërsa policët nuk janë lëkundur nga kordonet e tyre.

Aktivistët kanë brohoritur “Marre, Marre”. Ata kohë pas kohe po gjuajnë me gurë dhe me ngjyrë në drejtim të policëve.

Policia rrethon Vetëvendosjen, kërkon arrestimin e Albin Kurtit

Lëvizja Vetëvendosje përmes Facebook-ut ka njoftuar se Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës kanë rrethuar zyrat e Lëvizjes.

Policia është vënë në kërkim të deputetëve të Vetëvendosjes ndaj të cilëve janë lëshuar fletarreste për veprimet e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Albin Kurti, një ndër deputetët e Vetëvendosjes ndaj të cilit është lëshuar arrest, ndodhet brenda selisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

“Njësitet speciale të Policisë së Kosovës kanë rrethuar zyrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Qindra policë kanë bllokuar çdo rrugë pranë zyrave tona. Ftojmë aktivistët që të mblidhen tek zyra e VETËVENDOSJE!-s”, ka njoftuar Vetëvendosje.

Po vazhdojnë të shtohen forcat e policisë. Tashmë është bërë rrethimi i hekurtë për rreth gjithë selisë së Vetëvendosjes. Policia e Kosovës konfirmon se kanë informatë se deputeti Albin Kurti ndodhet në objektin e Vetëvendosjes te Qafa.

Njësi speciale të Policisë së Kosovës kanë bllokuar hyrje daljet që lidhin me selinë e Vetëvendosjes. Rruga e UÇK-së për momentin është e mbushur me njësite speciale të policisë, të cilët si duket do të mund të intervenojnë me arrestimin Albin Kurtit.

Deputeti Albin kurti, pas përfundimit të marshit protestues, ka mbërritur në selinë e Vetëvendosjes. Ndërkohë reporterët tanë njoftoj për numër të madh të forcave të cilat i janë afruar selisë së VV-së. Nuk ka informacione nëse do të intervenohet nga ana e policisë për ta arrestuar Kurtin.



Policia ne ndjekje te Albin Kurtit

Policia e Kosovës ka rrethuar Lëvizjen Vetëvendosje duke kërkuar arrestimin e deputetit Albin Kurtit.

Rreth Vetëvendosjes janë mbledhur edhe shumë qytetarë të tjerë.

Në Vetëvendosje ndodhen edhe deputetët tjerë të Vetëvendosjes të cilët e kanë përcjell Kurtin deri tek selia./Bota sot

SHKARKO APP