Kosovë, arrestohen 3 persona për trafikim emigrantësh sirianë, vinin nga Shqipëria
Policia kufitare e Kosovës ndaloi 24 emigrantë Sirianë në pikën kufitare të Vërmicës të cilët tentuan të kalonin ilegalisht nga Shqipëria në Kosovë.
Gjithashtu në prangat e policisë kanë rënë edhe 3 persona të tjerë të cilët dyshohen për trafikimin e tyre.
Pranë vendit ku u gjetën sirianët, policia pa dy makina brenda së cilës ishin 4 persona. 3 prej tyre u arrestuan ndërsa i katërti mundi të largohej.
Forcat e rendit u konfiskuan makinat dhe telefonat e tyre ku dyshojnë se do të gjejnë prova për trafikimin e emigrantëve.
“Sot rreth orës 02.00 në Vërmicë, një njësi policore nga stacioni policor për mbikëqyrje të pikës kufitare, ka vërejtur një grup prej 24 personash me shtetësi siriane duke hyrë ilegalisht nga Shqipëria në Kosovë” – njofton policia kosovare.