Kosovë/ Asnjë punonjës i shtetit s’mund të hyjë në zyrë pa vaksinë ose test negativ

Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e kryetarit, Lutfi Haziri, ka mbajtur takimin e radhës për vlerësimin e situatës së ballafaqimit me këtë virus.

Kryetari Haziri ka bërë të ditur se deri tani 49,131 gjilanas janë vaksinuar, derisa sërish u ka bërë apel qytetarëve që të vazhdojnë të vaksinohen, si e vetmja mënyrë e parandalimit të më të keqes.

Kreu i Gjilanit ka nxjerr sot vendimin se nga nesër, (7 shtator 2021), punëtorët e shtetit, përfshirë shërbyesit civilë, zyrtarët publik, mjekët, infermierët, mësimdhënësit, zjarrfikësit, punëtorët teknikë etj., nuk do të mund të futen në vendet e tyre të punës pa konfirmim të vaksinimit, test PCR apo test rapid antigjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjendja e përgjithshme në Gjilan prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 26111 mostra, 9331 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, 8160 janë shëruar, 174 persona e kanë humbur betejën, 998 raste janë aktive, 49131 deri tani janë vaksinuar, të hospitalizuar janë 111 pacientë, ndërkaq 146 mostra janë në pritje për rezultat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?