Kosovë, ja qytetet më të rrezikuara nga tërmetet

Kosovarët nuk duhet të kenë panik, sepse vendi në përgjithësi nuk është i rrezikuar nga tërmetet, thotë Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmologjik i Kosovës.

“Harta e rrezikut sizmik na mundëson të dimë se ku mund të ketë termet dhe në cilat pjesë është rreziku më i madh. Zonat më të rrezikuara në Kosovë janë Istog, Pejë, Prizren, por edhe Vitia, Gjilani dhe pjesë veriore të Kosovës. Gjithsesi Istogu, Peja dhe Prizren janë më të prekura”, ka thënë Mustafa.

“Ne duhet të përgatitemi të parandalojmë rreziqet, duke i realizuar parametrat dhe kriteret që dalin nga hartat e rrezikut sizmik. Kur bëhen ndërtimet, duhet të kihet kujdes dhe të ketë mbështetje në këto harta që të ndërtohen me kritere të caktuara”, shton ai Mustafa.

 

SHKARKO APP