Kosovë, konferenca e fundvitit e Mustafës
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha në konferencën e fundvitit se qeveria e tij ka arritur që për një vit të bëjë reforma të thella fiskale, të nënshkruajë kontratën më të madhe pas luftës në fushën e energjisë dhe të rrisë mirëqenien sociale.
Ai tha se gjatë gjithë vitit, derisa qeveria ka punuar për zhvillimin e shtetit, opozita ka penguar shtetin duke hedhur gaz lotsjellës, duke shkatërruar prona publike dhe private dhe duke kërcënuar edhe fizikisht anëtarët e qeverisë.
Mustafa tha se kauza e opozitës është vërtetuar tanimë se nuk qëndron, pasi sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se marrëveshja e Asociacionit është në rregull, ndërsa demarkacioni me Malin e Zi është vërtetuar edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit se është po ashtu në rregull.
Mustafa tha se qeveria e tij do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2016 me zhvillim ekonomik të vendit duke premtuar rritje prej mbi 4%.
/ Top Channel