Kosovë/ KQZ: Deri në orën 11:00 kanë votuar 8.45 përqind e votuesve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri më tani kanë votuar 150,244 votues prej mbi 1 milion e 872 mijë qytetarëve me të drejtë vote.

“Deri në orën 11:00 kanë votuar gjithsej 150,244 votues apo 8.45 % e votuesve. Krahasuar me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, më 8 qershor të vitit 2014, deri përafërsisht në të njëjtën kohë, kanë votuar 168, 616 votues apo 9.46 %”, ka bërë të ditur kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Më tej Daka tha se edhe në veri të Kosovës deri më tani votimi po vazhdon në rregull.

“Nëse qytetarë me të drejtë vote udhëzohen se si të votojnë është shkelje penale. Nuk ka shqetësim serioz apo përpjekje për ndonjë problem në atë pjesë”, u shpreh ajo.

SHKARKO APP