Kosovë, kritika BE-së për vizat

Në Kosovë, autoritetet u bënë thirrje zyrtarëve evropianë që ta trajtojnë Kosovën njësoj sikurse edhe vendet e tjera, kur bëhet fjalë për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e saj.

Ata e cilësuan të padrejtë kushtëzimin e këtij procesi me ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e kufirit me Malin e Zi, çështje që ka çuar në ndarje të thella ndërmjet pushtetit dhe opozitës.

Partitë politike në parlament dështuan të premten që të arrijnë një pajtim për një deklaratë të përbashkët rreth procesit të liberalizimit të vizave. Opozita kërkon që deklarata të përfshijë edhe rishqyrtimin e plotë të marrëveshjes për kufirin.

SHKARKO APP